Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Klinë

16:32 | 4 Shtator 2023
E.G

Një person është arrestuar në Klinë për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, menjëherë pas kontrollimit të shtëpisë së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

Njё armё (Pistoletё) prodhim Çekosllovak

Dy karikator tё sё njëjtёs armë

52 fishekë tё kal: 7.65 mm

“Me datё 04.09.2023, rreth orёs 10:15, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Ukё Zeneli” nё Klinё, njё person posedon armё.”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Arbresh.info.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje.”, thuhet në njofitm.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, ndërkaq pas intervistimit nga hetuesia me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme