Google ADS

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

10:04 | 28 Korrik 2023
E.K

Është arrestuar një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje , pasi që tek i njëjti është gjetur një armë Zoraki dhe tre fishekë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 27.07.2023, 21:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë Zoraki si dhe tre fishekë të cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme