Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën 39 vjeçare B.S e cila dyshohet se ka goditur biçiklistin 62 vjeçar H.S në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit të Policisë, i lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidetit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës me targa vendore B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së veturës, e godet biçiklistin H.S ( M/K) i moshēs rreth 62 vjeçar dhe për pasojë i shkakton lēndime të rënda trupore, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, siç bën të ditur policia, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë për për procedura tjera hetimore./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...