Arrestohet një person pasi kanosi ish të dashurën e tij

09:49 | 29 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Një person është arrestuar nën dyshimin se përmes SMS ka kanosur  ish të dashurën e tij, raporton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info.

“Rr. Fadil Deliqi 28.04.2022 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes SMS ka kanosur ish të dashurën, viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme