Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Grabovc të Zveçanit, ka arrestuar një person për posedim të armëve pa leje.
Pas pranimit të informatave, njësitë policore kryen një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie me pesë fishekë dhe një pushkë tjetër me gjashtë fishekë.
Pas përfundimit të kontrollit, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.
“Fsh. Grabovc, Zveqan 24.10.2024-15:00. Pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar posedon armë pa leje, njësitë policore kanë bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë si dhe një pushkë me gjashtë fishekë. Pas përfundimit të kontrollit të shtëpisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...