Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëpi

18:17 | 22 Nëntor 2024
R J

Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku është kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit, gjegjësisht në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj.

Bëhet e ditur se gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

  • dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52,
  • dy armë AK-47,
  • një pushkë M-48 (karabinë)
  • 86 copë fishekë të armës AK-47,
  • 35 copë fishekë të armës M-48,
  • 3 karikatorë të armës AK-47

Nga Policia e Kosovës njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar një 56-vjeçar me inicialet D.R., i cili është shoqëruar në stacioni policor. I njëjti është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës dhe  me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme