Është arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti nga vetura në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në ajër, përcjell Arbresh.info.
Sipas policisë, arma me 17 copë fishekë është konfiskuar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri 06.08.2023 – 13:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti nga vetura në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...