Një person është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi që me armë zjarri (lodër) ishte sjell në mënyrë agresive ndaj një patrulle të KFOR-it.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se personeli e urdhëroi atë të ndalonte sjelljet agresive ndërsa në vend të ngjarjes ishin edhe dy ekipe të Policisë së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Sot pasdite, në afërsi të urës së Austerlitz-it, në anën veriore të komunës së Mitrovicës, një person mbante atë që dukej të ishte një armë zjarri. Ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierëve të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Personeli i KFOR-it u sigurua, përdori armët dhe e urdhëroi atë të ndalonte sjelljen e tij agresive”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, personi i arrestuar është i njohur për autoritetet lokale dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata rrethuan dhe arrestuan individin. Arma është identifikuar si një kopje e një pistolete Walther P99. Individi ishte i njohur për autoritetet lokale, si vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Policinë e Kosovës, në pritje të procedurave të mëtutjeshme ligjore”, njofton KFOR-i./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...