Arrestohet një person në Suharekë, pengoi policinë në kryerjen e detyrës

12:43 | 23 Maj 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person në qytetin e Suharekës, pasi i njejti pengoi zyrtarët policor në kryerjen e detyrave.

Gjatë arrestimit të tij, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton arbresh.info.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Ky është njoftimi i plotë:

Suharekë 22.05.2020 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në detyrë zyrtare. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme