Policia e Kosovës dje rreth orës 18:00 pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc të Suharekës nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R, i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë, është arrestuar.
Policia njofton se gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.
Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Tre fishekë kalibër i panjohur, dy peshore digjitale, një kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë; dy aparate për vakum, një rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike; katёr doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë.
Po ashtu janë sekuestruar një karikator me tre fishekë kalibër i panjohur, para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro, një veturë me targa vendore, dy telefona mobilë, një pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.
Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë./arbresh.info/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...