Google ADS

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

11:09 | 26 Shkurt 2021
S D

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me  vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme