Arrestohet një person në Skenderaj për armëmbajtje pa leje

08:52 | 23 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në fshatin Polac të Skenderajit, ka njoftuar policia.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë e gjatë me dylbi dhe një revole që dyshohet të jetë me gaz.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme