Policia e Kosovës ka arrestuar një person 24 vjeçar pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në fshatin Godancë i Epërm në Shtime njofton Policia.
“Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babën e tij R.A ( M/K) i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje, ndërsa në rast janë kyçur njësia e dhunës në familje për ta hetuar rastin”.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar dhunë në familje”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...