Arrestohet një person në Shtërpcë për armë mbajtje pa leje

08:53 | 20 Maj 2024
E.H

Një person është arrestuar në Shtërpcë pasi në dy lokacione të ndara policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, dy armë artizanale, dy thika dhe një palë dylbi.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Shtërpcë/ 18.05.2024-19:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në dy lokacione të ndara (dy shtëpi dhe objekte përcjellëse), njëra pronë e të dyshuarit dhe tjetra pronë e një personi tjetër, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë ajrore, dy armë artizanale, dy thika dhe një palë dylbi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intrevistimit është dërguar në mbajtje, derisa njësitë kompetente policore janë në trajtim të rastit me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme