Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës të hënë në mbrëmje, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë ahengu familjar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit, raporton Arbresh.info
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Deçan, me datë 05.08.2024, rreth orёs 22:00, është njoftuar se nё fshatin Rastavicё-Deçan, nё njё aheng ka tё shtёna me armё. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, aty janё gjetur tri gёzhoja, ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar:Njё armё pistoletё Sarsilmaz; Njё karikator i sё njëjtës armë; Gjashtё fishekё cal: 9mm dhe tre gёzhoja”, bënë të ditur policia.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё./Arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...