Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se grabiti çantën me para të gatshme dhe një telefon

19:24 | 1 Korrik 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Prizren.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se duke përdorur forcën ka arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale, shkruan Arbresh.info.

“Me datën 01.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit E.B. (viti i lindjes 2003 mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 10.06.2024 rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme