Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prizren i dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Në njoftim thuhet se i dyshuari dyshohet se nga banesa e tij në Prizren në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe ka shpërndarë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, përcjell Arbresh.info.
“Pas pranimit të këtij informacioni, lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake nga njësia e lartcekur policore është organizuar një urdhër kontroll në banesën në të cilën ishte duke banuar personi i dyshuar i lartcekur, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht dëshmitë si në vijim:
Një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 14.56 gramë (e përgatitur për shitje),
Një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 1.69 gramë (e përgatitur për shitje),
Një telefon mobil,
Një pako me folje alumini,
Njëqind e dymbëdhjetë (112) euro para të gatshme”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin personi i dyshuar është dërguar për intervistim, ku pas intervistimit ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e ndalimit policor, derisa me procedurat e mëtejme hetimore lidhur me këtë rast vazhdojnë të merren njësitë përkatëse policore./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...