Arrestohet një person në Prishtinë, premtonte banesa në emër të shoqatës humanitare

09:42 | 5 Maj 2022
S D

Është arrestuar një person pasi që dyshohej që muaj më parë është prezantuar si punëtor i shoqatës humanitare duke u premtuar njerëzve se do u siguronte një banesë, shkruan arbresh.info.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 28.06.2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë ishte prezantuar si punëtor i shoqatës humanitare dhe i kishte premtuar që do të ia siguron një banesë viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme