Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shitje të substancave narkotike.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informacioneve dhe verifikimit të tyre se një person është duke u marrë me shitje të substancave narkotike, ai është ndaluar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij, shkruan Arbresh.info.
“Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.
Gjate bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:
166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mMarihuanë,
Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe
Një (1) telefon mobil
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Arbresh.info/
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...