Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që dyshohet se kishte therrur me thikë një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 23.07.2023 – 04:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të rrethanave ende të panjohura dyshohet se e kishte therrur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen