Policia e Kosovës raporton se ka bastisur një person në Prishtinë ku janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë të përgjithshme 10.3 gram.
Sipas policisë, lidhur me rastin është arrestuar pronari i shtëpisë, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 28.12.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë të përgjithshme 10.3 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...