Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën para të padeklaruara

10:15 | 28 Gusht 2023
E.H

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi i janë gjetur para të padeklaruara për të cilat nuk posedonte dëshmi.

Sipas Policisë, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme