Arrestohet një person në Prishtinë, ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar

09:00 | 4 Shkurt 2024
E.H

Një kosovar është arrestuar në Prishtinë pasi ishte në kërkim nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 03.02.2024, 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar nga shteti i Shqipërisë me urdhër arrest ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme