Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përgatitje të veprave terroriste

10:57 | 9 Janar 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.

Policia bën të ditur se në banesën e tij  dhe objektet përcjellëse të tij ka sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese), shkruan Arbresh.info.

Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Ai po dyshohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Posedim i narkotikëve”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme