Google ADS

Arrestohet një person në Pejë për posedim të paautorizuar të armës

11:38 | 27 Gusht 2024
E.H

Një person është arrestuar në Pejë për “ Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Sipas njoftimit, policia thekson se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gaz ISSC cal:9mm, një karikator i sё njëjtës armё si dhe 30 fishekё cal:9mm.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurë tё rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme