Google ADS

Arrestohet një person në Mitrovicë, u kap me substanca narkotike

09:22 | 13 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Dje është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i janë gjetur substanca nakotike gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se substanca është e llojit marihuanë, ndërkaq përveç kësaj i është gjetur edhe një peshore digjitale, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurprit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Luan Haradinaj, Mitrovicë 12.01.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.54 gram ndërsa në shtëpinë e tij i janë gjetur: 136.4 gram narkotikë marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme