Google ADS

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet përfitoi rreth 2 milionë euro duke mashtruar qytetarët

16:00 | 19 Mars 2024
E.H

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se për dy vite ka mashtruar qytetarët me qëllim të përfitimit të dobësisë pasurore për vete.
Prokuroria Themelore në Mitrovicës njofton se vlera e përfitimit nga mashtrimi është rreth 2 milionë euro, përcjell Arbresh.info.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme