Një person është arrestuar në Matiqan të Prishtinës për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri me 19 copë fishek, 1503.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 2 peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1695 euro, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin është në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Matiqan, Prishtinë /14.12.2024-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Dy armë zjarri ( revole) me 19 copë fishek, 1503.3 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 2 peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1695 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Mbështetësit e Assadit paralajmërohen të mos tentojnë të fsh...
Kush do të përfundojë në pishinë? Driloni nuk pranon që ‘fat...
Kurti takoi mërgatën në Slloveni: Vetëm bashkë e forcojmë sh...
Legjendat e Barcelonës fitojnë sërish ndaj atyre të Real Mad...
Pesë persona të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë ...
Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët ...