Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi në fshatin Jellakse, në Leposaviq, ka ndaluar një person të dyshuar që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.
Sipas raportit, i dyshuari, po udhëtonte me një automjet me targa lokale dhe është arrestuar pas gjetjes dhe sekuestrimit të një radiolidhjeje gjatë kontrollit të tij.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...