Një person është arrestuar në Leposaviq pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari është shtetas kosovar.
“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...