Arrestohet një person në Kamenicë, kultivoi bimë narkotike në vazo

10:11 | 15 Gusht 2024
A B

Është arrestuar një person në Kamenicë, të cilit janë gjetur bimë narkotikë në vazo.

Në raportin 24 orësh policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar 8 bimë narkotike kanabis, sativa dhe marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit-bastisjes  në afërsi të shtëpisë  tij  i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis  Sativa” dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme