Google ADS

Arrestohet një person në Junik

08:48 | 18 Qershor 2022
E.H

Është arrestuar një person në Junik, pasi nën ndikim të alkoolit nuk i ka respektuar urdhërata dhe ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Qendër, Junik 17.06.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti duke qenë agresiv nuk i ka respektuar urdhëratë dhe i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme