Google ADS

Arrestohet një person në Istog, policia i gjen një arme gjuetie pa leje

10:58 | 14 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Shalinovicё të Istogut pasi që i njëjti kishte një armë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide nga viti 2021.

Sipas policisë, arma është sekuestruar, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog ёshtё njoftuar se nё fshatin Shalinovicё-Istog, njё person kishte armё gjuetie nё dorё i cili kishte dalё pёr gjueti. Hetuesit e Stacionit Policor Istog, kanё arrestuar tё dyshuari dhe nga i njëjti ёshtё sekuestruar arma e gjuetisë, pёr tё cilёn i dyshuari nuk kishte leje valide qё nga viti 2021.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme