Stacioni policor në Han të Elezit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka pranuar një informacion se një person me inicialet N.I ( M/K) i moshës 57 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet K.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .
Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Han të Elezit, kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një rrugë të qytetit në Han të Elezit dhe aty kanë hasur të dyshuarin i cili ishte edhe nën ndikim të alkoolit.
Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 8 fishek) .
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’
Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Han të Elezit./arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite