Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
Në njoftim thuhet se me datën 12.08.2024 rreth orës 23:45, policia ka marr informacion se nё fshatin Gorazhdec të Pejёs, disa persona këndonin këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, përcjell Arbresh.info.
Mirëpo, pasi policia ka arritur në vendin e ngjarjes të dyshuarit ishin larguar.
Pas njё pune intensive nga zyrtaret Policor, me datёn 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...