Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që sot me datën 17.11.2022 të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar E.A. (1996).
Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti me datën 13.11.2022 ka tentuar që kryej një grabitje në një lokal afarist në qytetin e Gjilanit.
I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...