Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje

19:02 | 13 Shtator 2024
R J

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje.

Në njoftim thuhet se pas kontrollit në shtëpinë dhe disa objekte të të dyshuarit janë konfiskuar disa revole dhe fishekë.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan në vazhdën e hetimit të një rasti tjetër kanë arritur deri tek informacioni se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale”.

“Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar:

  1. Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T,
  2. Gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T,
  3. Një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm,
  4. Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm,
  5. Tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm,
  6. Një (1) fishek i kalibrit 9mm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme