Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjilan i cili ishte në kërkim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në njoftim thuhet se i arrestuari, S.L është i dënuar me burgim prej 200 ditësh, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.08.2024 kanë arrestuar S.L. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dyqind (200) ditësh për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?