Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për dy raste të vjedhjeve

10:36 | 1 Gusht 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në  Fushë Kosovë, i dyshuar për dy raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhë gjatë muajit korrik 2024, në rrugën Lidhja e Pejës në Fushë Kosovë.

Puna e hetuesve policor është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

I dyshuari është I,H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve./Arbresh.info/

Të ngjashme