Google ADS

Arrestohet një person në Ferizaj për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

10:00 | 16 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar, thuhet në një komunikatë për media.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ” Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ” me dënim burgimi prej, dy vite e pesë muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme