Fast Kosova me mbështetje të Njësisë Speciale Operative sot ka arrestuar një person në Ferizaj i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Sipas policisë, i dyshuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 7 tetor të vitit 2021, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia njofton se personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.
“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...