Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH) nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në 00:30, derisa ishte në një pikë kontrolle në rrugën magjistrale Ferizaj-
Prishtinë, afër pikës së karburantit ‘’Hib Petrol’’, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, shoferin dhe dy pasagjerë, për kontroll.
Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, njërit pasagjer me inicialet E.B ( M/K) 35 vjeçar, iu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 fishek.
Në lidhje me këtë, policia të tre personat i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...