Policia në Ferizaj ka arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas Policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur në fshatin Kovaçec të Kaçanikut, më 5.08.2024, rreth orës 23:45.
Pasi janë informuar se ka të shtëna me armë zjarri, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin A.M i moshës 39 vjeçar, të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e municionit.
“I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë” – thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Armëmbajtje pa leje”./Arbresh.info
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...