Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për kontrabandim me emigrant

09:28 | 9 Tetor 2024
E.H

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që dyshohet se i njëjti është marr me kontrabandimin e emigrantëve, raporton Arbresh.info.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 08.10.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është marr me kontrabandë me emigrantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme