Sot në Bërnjak është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar S.S. (viti i lindjes 1985), me vendbanim në Zveçan.
I dyshuari, tanimë i arrestuar nga Policia e Kosovës, është i dyshuar për disa vepra penale si: ‘vrasje e rëndë në tentativë’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, ‘thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës’ etj, të cilat dyshohet se i ka kryer gjatë vitit 2021.
“Këto veprime të dyshimta kriminale nuk janë protesta paqësore siç pretendohet e raportohet gabimisht.
Të gjitha veprimet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, me autorizim të së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” thuhet në njoftimin e policisë.
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads