Google ADS

Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

12:01 | 21 Gusht 2017
M. A.

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Policia njofton sot se rasti ka ndodhur dje në orët e paradites.

Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Pejë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme