Një person është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasi që ka tentuar të udhëtonte me dokumentacion të falsifikuar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti kishte prezantuar dokumentacionin e një shteti tjetër, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“ANP. Adem Jashari 24.02.2024, 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që i njëjti kishte prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër me të cilin kishte tentuar të udhëtonte i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...