Arrestohet një person me kokainë dhe marihuanë në Prishtinë

08:57 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Një personit në Prishtinë i është gjetur 152 gramë marihuanë dhe 54 sosh kokainë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar pasi kjo sasi e drogës i është gjetur dhe konfiskuar në banesën e tij.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hyzri Talla, Prishtinë  12.04.2023-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit kokaine në peshë prej 54 gramë dhe substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 152 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info

Të ngjashme