Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata

19:48 | 12 Janar 2022
L G

Në orët e pasdites së sotme, polica në Vushtrri, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata.

“Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari L. T., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për tetë raste të veprave penale ,, Vjedhje pylli ”, njofton policia.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme