Policët e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 11:22 kanë pranuar një informacion nga policët e pikës kufitare në Han të Elezit, se kanë ndaluar personin e kërkuar me inicialet P.Sh (M/K), i moshës 31 vjeçar, i cili më pas nga policia e Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ” Lëndim trupor ” me dënim burgimi prej shtatë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot